Dëmtimi i Rey Manajt ka prekur po njësoj, si Kombëtaren shqiptare ashtu dhe Sivassporin. Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e fundit që skuadra e tij turke luajti përballë Umraniyespor që në mintën e 7-të të takimit, çfarë solli ankth në radhët e stafit teknik.
Ekzaminimet mjekësore vërtetuan se Manaj ka një dëmtim serioz dhe i duhet të qëndroj për pak kohë jashtë fushave të blerta, çfarë i mohon atij dhe praninë në Varshavë, ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të play-off me Poloninë, të planifikuar më 26 mars.
Mirëpo, krahas trajnerit Sylvinho që pritet ta vuajë shumë këtë mungesë së lushnjarit, edhe trajneri i Sivasspor, Tasdemir, ndjen të njëjtin shqetësim, pasi momentalisht skuadra e tij po lufton për një vend në zonën e play-offit.
Megjithatë, ekzistojnë edhe mundësitë që "El Rey" të ndihmojë të tijët në këtë objektiv të rëndësishëm, por gjasat janë që kthimi i tij të vijë për maksimumi dy ndeshjet e fundit të kampionatit.
