Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shqipëria e “artë”! Të përfshirë në 59 gola këtë sezon vetëm në kampionat, njihuni me “artilerinë” e sulmuesëve të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria e “artë”! Të përfshirë në 59
Sulmuesit e Kombëtares së moshave

Sulmuesit e moshave të Kombëtares po japin rezultate mbreslënëse te skuadra italiane në Primavera (kampionati i moshave). Frederik Tosku gëzon statistikat më të mira, ndërsa luan me Cezenën.

20-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 3 herë në 19 ndeshje. Një tjetër emër që po bën “bujë” është Gabriel Kulla. Qendërsulmuesi i Sassuolos gëzon shifra për t’u admiruar, 13 gola e 8 asiste në 18 prezenca, vetëm kampionat.

Flavio Sulejmani është një tjetër lojtar që nuk rresht së shënuari me Lazion. 19-vjeçari numëron 11 finalizime, shtoi 6 kontribute me asiste te kryeqytetasit në 27 paraqitje.

Arman Durmishi nuk ka nevojë për “reklamë”, 9 gola e 1 asist te Juventusi. Kuot e arritur në 18 ndeshje. I fundit në këtë “tablo”, por jo nga rëndësia është Joi Nuredini, 5 konkretizime dhe 1 asist në 12 ndeshje te Genoa.

Rezymeja e mësipërme jep shumë shpresë se Shqipëria ka një brez të “artë” sulmuesish, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen.

Poll

Lexo gjithashtu