Teksa na ndajnë edhe 6 ditë nga “finalja” me Poloninë për “Play-Off”-in e Kupës së Botës, lajmet për Kombëtaren dhe trajnerin Sylvinho janë aspak të mira.
Pas problemeve fizike të sulmuesëve Rey Manaj dhe Mirlind Daku, të cilët i kanë dhënë “duart” ndeshjes kundër polakët, një tjetër “re e zezë” është shfaqur në “horizont”.
Mesfushori i Shqipërisë dhe i “preferuari” i Sylvinhos, në bazë të prezencave, sikurse qasjes taktike me ndërtimin e lojës nga mbrapa, Kristjan Asllani, ka marrë goditje të fortë nga rivali në luftën për topin e parë.
Rasti në fjalë ka të bëjë me minutën e 70-të e sfidës Besiktas – Kasimpasa (2 – 1). Këmba e ngritur në kundrakohë, bëri që shqiptari të shtrihej në fushë, ndërsa nuk munguan as ulërimat e dhimbjes.
Vetëm pak çaste më vonë, mesfushori 23-vjeçar doli nga fusha e blertë, duke u zëvendësuar. Gjatë momentit kur përshkroi metrat e fundit për të vija anësore, Asllani u pikas nga kamerat duke çaluar.
Ende nuk ka një analizë të qartë, nëse kemi të bëjmë me problem fizik momental pa pasoja, apo është diçka serioze.
