
Futbollisti gjerman i Realit të Madridit i ka mbyllur derën mundësisë për t'u kthyer të luajë sërisht në Bundesligë.Pas zërave të merkatos se Ançeloti do ta bindte atë të kthehej sërisht te Bayern, Kros i ka përgënjeshtruar të gjitha.
Nga grumbullimi me kombëtaren gjermane, Kros u shpreh për gazetën gjermane ''Bild'' se për momentin nuk e mendon një rikthim në Gjermani, edhe pse në futboll asnjëherë nuk i dihet. Ai ka zhvilluar një kampionat Europian shumë të mirë me skuadrën gjermane. Është shpallur lojtari me më shumë pasime në Euro 2016, dhe Reali nuk do ta lëshonte për asnjë arsye qëndërmesfushorin e tij.
Kështu që pavarësisht dëshirës së mirë të Ançelotit për të pasur në ekipin bavarez gjermanin, tashmë i duhet t'i bëjë llogaritë edhe pa të.