Tomori i ëhstë rikthyer punës për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri. Beratasti tashmë janë me ide të qarta dhe në sezonin e ri kanë mision ngjitjen në Superiore. Për këtë duhen edhe afrime cilësore.
Drejtuesit i kanë vënë syrin dy lojtarëve që e njohin mjaft mirë Kategorinë e Parë. I pari ëhstë një qendërmbrojtës, i cili mbylli sezonin me Flamurtarin. Fjala është për Ditmar Bicaj, i cili është lojtar i lirë në treg. 34-vjeçari në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanelën e Partizanit dhe afrimi i tij te Tomori do të ishte një vlerë e shtuar për beratasit.
Kontaktet kanë nisur dhe me eksperiencën që Bicaj ka do t’i bënte shumë punë trajnerit Klodian Arbërit. Jo vetëm kaq pasi në radarin e drejtuesve beratas ka rënë edhe një tjetër qendërmbrojtës. Franci Lala është futbollisti tjetër i dëshiruar, i cili sezonin që kaloi e mbylli te Korabi.
23-vjeçari kryeqytetas gjithashtu do të forconte skuadrën në prapavijë duke shtuar kështu edhe alternativat për trajnerin e beratasve. Nëse arrihet që Tomori të zyrtarizojë dy futbollistët në fjalë do të “kërcënonte” ekipet kundërshtare.
[caption id="attachment_699161" align="alignnone" width="730"] Ditmar Bicaj kur luante me Flamurtarin[/caption]
[caption id="attachment_699162" align="alignnone" width="816"] Franci Lala kur ishte pjese e Korabit[/caption]