Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Dede na ka dhënë më shumë besim", Toli: Nuk kemi frikë asnjë kundështar, ndaj Kastriotit vetëm për 3 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
"Dede na ka dhënë më shumë besim", Toli: Nuk kemi

Tirana do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Kastriotit në transfertë. Bardheblutë barazuan ndeshjen e fundit ndaj Bylisit në "Selman Stermasi" e ndaj Kastriotit kërkojnë me çdo kusht 3 pikët. Sot në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Dede ishte dhe mbrojtësi Ardit Toli i cili është u shpreh se Tirana nuk frikë nga asnjë kundërshtar.

Toli cfarë ka ndryshuar me profesor Nevil Deden në krahasim me Egbon?

Dua te them se qëkur erdhi profesor Nevil na dha më shumë besim, të kemi me shume besim me njeri tjetrin. Në cdo seancë stërvitore ai komunikon një mentalitet fituesi. Në çdo ndeshje ne duhet te mendojmë fitoren dhe besoj se avash avash në ndeshjen e ardhshme me Kastriotin të kemi fitore. Besoj se I gjithë ekipi është I kënaqur me trajnerin dhe mendoj se shumë shpejt edhe ai do të arrijë planet dhe qëllimin që ka.

A ndikojnë humbjet negativisht në psikologjinë tuaj si lojtarë?

Natyrisht kur nuk  vijnë fitoret vijnë mendimet e këqija. Këtë po kërkojmë të gjithë, çfare nuk shkon mirë, por besoj se duhet të bëjmë më shume durim sepse në futboll një fitore është ajo që I ndryshon të gjitha dhe unë besoj se kemi nje ekip të fortë, por deri tani nuk na kanë vajtur ndeshjet sic I kemi menduar. Shoh edhe nga ekipi që po bëjmë stervitje të fortë, duhet te kemi durim deri sa të vijnë ndeshjet e mira dhe fitoret.

Përballë keni Kastriotin, sa I veshtirë mendoni se është ky kundershtari?

Ashtu siç u shpreh edhe trajneri, ne kemi repsekt për çdo kundershtar dhe cdo ekip. Kemi parë që Kastrioti po ecen shumë mirë dhe ka treguar këtë sezon se është një ekip I fortë. E rëndesishme është si do të paraqitemi ne. Mendoj se nëse të gjithë japim maksimumin nuk kemi pse të kemi frikë asnjë ekip. Edhe ne kemi treguar se jemi një ekip I fortë brenda dhe jashtë vendit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga