“TKZ po vijnë për të pushtuar tokën gjermane”, Tifozat Kuq e Zi në ‘qiellin e shtatë’ pas kualifikimit
Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria është në Europian. Kombëtarja ka marrë pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian.
Një plus për Kombëtaren, jo vetëm në ndeshjen e sotme, por në çdo sfidë kanë qenë padyshim “Tifozat Kuq e Zi”. Tifogrupi që nuk e ka lënë kurrë vetëm Shqipërinë, në humbje, barazim apo fitore.
Nuk kishte si të mungonte dhe urimi i TKZ-së, të cilët urojnë Kombëtaren me anë të një postimi në faqen zyrtare. “Tifozat Kuq e Zi” paralajmërojnë ‘pushtimin’ e Gjermanisë.
"Ëndërruam, sakrifikuam, dhe në fund u kualifikuam Më të bashkuar se çdo herë tjetër, “TKZ po vijnë” për të pushtuar tokën gjermane, për të stolisur Euro 2024 me ngjyrat Kuq e Zi.Ne ja dolëm, por ky është vetëm fillimi…", shkruan TKZ.