Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tjetër ofertë për SKUKËN, ish-skuadra e Jahmir Hykës në MLS ka gati 1 milionë dollarë për dibranin

Shkruar nga NEWSPORT
Tjetër ofertë për SKUKËN, ish-skuadra e Jahmir Hykës

Xhuliano Skuka po përjeton një nga momentet më të mira të tij në karrierë. 6 minuta fantastike me fanellën e kombëtares ndaj Italisë të cilat kulmuan me gol ndaj Armenisë e kanë çuar sulmuesin e Partizanit në “qiellin e shtatë”.

Menjëherë pas këtyre paraqitjeve me fanellën e kombëtares filluan edhe interesimet e para për sulmuesin dibran, i cili këtë sezon po mban mbi supe sulmin e Partizanit, ndërsa ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje.

Pas Lecces, tashmë ish-skuadra e Jahmir Hykës është gati të mbushe “xhepat” e demave në këmbim të Skukës. Bëhet fjalë për San Jose Eardhquakes, skuadër që luan në MLS, me drejtuesit që kanë të gatshëm edhe “çekun” prej 1 milionë dollarësh. Një shumë e majme kjo për Skukën, që drejtuesit e Partizanit vështirë të refuzojnë, ndërsa mbetet të presim për të mësuar se ku do ta shikojmë dibranin pas merkatos së janarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga