Partizani nuk do të jetë skuadra e vetme nga Superiorja që do të jetë pjesmarrëve në Conference League. Një tjetër ekip do të prekë fushën në këtë kompeticion, por këtë herë nuk bëhet fjalë për skuadër futbollit por për atë të arbitrave.
Një katërshe shqiptarësh është vendosur nga UEFA të vendosin drejtësi në Maltë, në sfidën mes Hamrun (Maltë) – Ferencvaros (Hungari), ora 19:30. Bëhet fjalë për Eldorjan Hamitin, i cili do të ndihmohet nga Rejdi Avdo, Rejdi Zaimi dhe nga Andi Koçi.
Kjo do të jetë sfida e 3-të europiane që do të gjykojhë Hamiti në këtë sezon, pasi më parë ka vendosur drejtësi në sfidat mes Qarabag-Lincoln Red Imps, e vlefshme për turin e parë në Champions. Si dhe në sfidën mes Sepsi dhe CSKA Sofia në Conference League.
[caption id="attachment_702871" align="alignnone" width="1024"] © Credits uefa.com/uefaeuropaconferenceleague/[/caption]