Nuk kanë fund telashet për Kastriotit. Pak javë më parë, sulmuesi Joan Çela pësoi një dëmtim të rëndë ndaj Teutës dhe do të qendrojë jashtë fushave për disa muaj. Sot klubi krutan përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se është dëmtuar rëndë edhe Enes Isufi.
Mbrojtësi shkodran ka dëmtuar ligamentin croiciat në stërvitje dhe në ditët në vijim do të operohet. Koha e rikuperimit për Isufin do të jetë disa muaj dhe sezoni për të pothuajse është mbyllur. Shkodrani ka luajtur vetëm dy ndeshje në Kupë me Kastriotin, ndërsa në Superligë nuk ka luajtur ende.