
Tirana luan të diel në 13:45 me Egnatian. Sfida e "Selman Stërmasit" vlen për javën e dytë të Superligës, teksa përballë bardhebluve vendoset ish-trajneri i tyre, Gugash Magani. Kalendari duket se është në anën e Tiranës, me bardheblutë që pas fitores me Skënderbeun luajnë sërish në shtëpi me Egnatian dhe udhëtojnë për përballjen me Kastriotin.
I vetmi shqetësim është ai i Seferit. Sulmuesi ka ndrydhur dorën dhe nuk ka qenë në stërvitjen e fundit. Me dorën e fashuar të sulmuesit, duket se Shehi ka marrë masat nëse ylli i skuadrës nuk ia del. Ndryshime edhe në mbrojtje, me Najdovskin që merr vend në qendër. Nga minuta e parë Bekaj.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Hoti, Xhixha, Limaj, Ngoo