
KS Tirana vijon të përforcojë ekipet e saj me afrime tepër cilësore. Është basketbollistja Breana Destiny Bey e cila është bashkuar me vajzat bardheblu të basketbollit.
Basketbollistja amerikane do të jetë përforcimi më i ri i klubit, e cila do të kontibojë deri në fundin e sezonit. Objektivat për vajzat bardheblu në këtë sezon janë shpallja kampion dhe afrimi i Bey do të jetë një forcë e shtuar.
Kjo është aventura e dytë në shqipëri për basketbollisten 26 vjeçare e cila më herët ka qenë pjesë e ekipit të Flamurtarit.
Poll