
Skënderbeu dhe Egnatia do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, nis në orën 17:00.
Rrogozhinasit janë në lojë për pikë kreu dhe për të blinduar vendin e parë në renditje. Në krahun tjetër, Skënderbeut pritës i duhen me doemos pikë jetike pasi ndodhet në vendin e fundit.
Megjithatë, korçarët luajnë edhe për të përmirësuar statistikat përballë Egnatias.
Në 6 ndeshje si pritëse përballë Egnatias, Skënderbeu ka statistika negative. 3 herë kanë qenë rrogozhinasit trimfues, ndërsa korçarë kanë fituar në 2 raste. Ndërkohë që 1 sfidë ka përfunduar në barazim.
Përveç 3 pikëve jetike, Skënderbeu do të kërkojë në këtë sfidë edhe baraspeshën e statistikave.