
Pogradeci ka arritur të gjejë vazhdimësinë në kampionat, duke u renditur në vendin e 6-të në klasifikim me 32 pikë pas 23 javësh. Ard Mema ka rikthyer skuadrën në “shinat” e duhura dhe gjatë këtij viti kanë arritur të sigurojnë rezultatet mjaft pozitive.
Saktësisht në 6 ndeshje të luajtura në 2025, kanë arritur të marrin 2 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje. Në total 9 pikë shumë të rëndësishme për të qenë në garë për një vend në “Play-Off”.
Humbjen e vetme në këtë vit ua ka shkaktuar Kukësi, ndërsa “liqenorët” kanë triumfuar ndaj Valbonës dhe Korabit. Nga krahu tjetër kanë barazuar me Flamurtarin dhe 2 herë me Apoloninë.
Në 6 javët e fundit kanë arritur të shënojnë 6 gola, ndërsa kanë pësuar po 6 gola. Kujtojmë se sfida e radhës për ta do të jetë ndaj Kastriotit, një rivali direkt për “Play-Off”.