
Armand Duka ka folur gjerë e gjatë në MCN TV ditën e sotme. Në emisionin Skaner të Gert Çarçanit, presidenti i Federatës ka cekur shumë tematika të futbollit shqiptar.
Në një intervistë rreth 1 orëshe presidenti Duka është shprehur mbi investimet e FSHF-së, ndeshjet ardhshme të Kombëtares, historinë e Europianit U-21 me Serbinë, bastet, ligjin e rëndësishëm të sponsorizimit si dhe pretendimet e kuqezinjve të Sylvinhos.
Futbolli shqiptar është prekur nga të gjirtha anët në emisionin sportiv nga Z. Duka, zbardh bisedat me Kryeministrin Rama dhe shumë problematika apo anë pozitive të punës së institucionit të futbollit.
INTERVISTA E Z.DUKA:
“Situata financiare është e rëndësishme të shëndoset dita ditës. Klubet kanë të ardhura më shumë, është përmirësuar situata. Për nivel më të lartë duhet qoftë një iniciativë. Donacionet e Federatës, FIFA-S apo UEFA- kanë ndihmuar. Nuk ka taksa fiskale për ata që investojnë në futboll. Kjo është një indicie.
E kemi argumentuar pse ligji i sponsorizimit duhet të jetë. Është e domosdoshme. Futbolli ka ndikim direkt në jetën ekonomike. Ligji nuk është vetëm një donacion. Politika apo Qeveria mund të zgjedhin një formë tjetër. Jemi i vetmi vend me buxhet 0 për futbollin. Ka patur shumë diskutime apo debate se mund të ketë vend për abuzim.
Pas mbrëmjes gala në diskutim me Kryeministrin kemi rënë dakord që do e bëjmë këtë vit. Do të quhet një tip fondi. Kosova është ndihmuar, i kam parë në emisionin tuaj. Klubet e Kosovës janë shumë mirë pavarësisht se kanë më pak vite se ato të futbollit shqiptar.
Shiko, futbolli nuk është vetëm një sport që bënë garë, por edukon fëmijët, u jep të ardhme atyre. Nëse do të flasim sa do të jenë shifrat apo taksat është tjetër gjë.
Je baba për të menduar për çdo gjë që ka nevojë familja. Duhet të mendosh për të gjitha. Kryeministri ynë është edhe sportist. Për më tepër sporti i shërben shoqërisë. Kemi shkuar deri në vendime ekstreme, kemi bojkotuar kampionatin. Ne do të vazhdojmë të luajmë futbollin.
Rezultati nuk ishtë gjë i bojkotit. Futbollistët pa luajtur dëmtohen, dëmtohen spektatorët, trajnerët. Çdo vendim financiar është i rëndësishëm. Futbolli është e vështirë që të mbajë veten. Nuk është vetëm Tirana apo Partizani, kur thua futboll në Shqipëri. Janë rreth 23 mijë njerëz përfshirë profesionistët dhe amatorët që luajnë futboll. Paratë që vijnë në sport nuk janë për të mbushur një gropë por janë një investim. Vetëm nga një aktivitet, apo nga taksat që paguhen, apo nga shitja e një futbollisti janë investime që mund të kthehen brenda 3 vitesh, ndryshe nga shumë biznese.
Informaliteti është më i madh se në të gjithë ekonominë shqiptare. Klubet janë blerë nga privatët së bashku me detyrimet. Dhe në kohën e amnistisë fiskale u kërkua që të falen këto detyrime.
Federata bën dhe shumë gjëra që mbase dhe nuk i takojnë t’i bëj. Falë të ardhurave të veta dhe atyre nga FIFA apo UEFA mirëmbajmë veten dhe shtojmë infrastrukturën. Klubet e kanë të vështirë të mbijetojnë pa mbështetje. Çdo aktivitet financohet nga ne në Shqipëri, qoftë edhe ato amatore. Pagesat për fushat e stërvitjeve të fëmijëve bëhet nga ne. Federata po gjeneron të ardhura dhe po e përballon.
Ne nuk jemi çatia e klubeve. Jemi ata që administrojmë. Jemi të deleguarit. Jemi i vetmi vend në Europë me 0 të ardhura nga buxheti.
Asnjë skemë nuk keni mbështetur. Asnjëherë. Shikoni kampionatin e 19-të vjeçarëve. Ka rivalitet si Superiorja. Ju nuk thoni Wow". As nuk ju kam thënë të thoni.
Reforma do kohë të japi rezultatet. Duhet kohë. Krijon një lloj gare, i jep një shans më shumë të 4 skaudrave të dalin kampion. Isha vend të 4-të e dola kampion? Prandaj është kjo skema. Edhe në Botëror nga penalltitë vendoset finalja.
Krijohet më shumë interes, më shumë njerëz që afrohen kjo formë. Mund të sjell disa të ardhura më shumë. Por jetike nuk janë ato. Jetike qështë të ketë më shumë interes. Janë ndarë tituj në Shqipëri vetëm nga golavarazhi. Kështu, është futbolli.
Asnjëherë nuk merrret një vendim vetëm prej njëriu. Kemi marrë statistikat e Superiores në 20 vitet e fundit. Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë.
Le të shohim, mund ta ndryshojmë skemën. Jo nuk përçahet gara. Do të shohim. Kampionati shqiptar padyshim që ka diferenca, po jo të mëdha. Nuk janë shumë të mëdha. Skënderbeu fitoi ndaj Dinamos, nga vendet e fundit. Kemi parë rezultate të tilla si brenda dhe jashtë. Nuk është garë e parashikueshme.
Analizat që kemi bërë ne janë bërë për këto arsye. Jemi kampionati i vetëm që ka kaq pak diferenca nga vendi i parë deri te i fundit. Vendet e fundit si Laçi, Tirana, Skënderbeu nuk është çudi te fitojnë çfarëdolloj ndeshje.
Mungesa e Tiranës ka qenë penalizim vitin e kaluar. Nëse ka interes për Tiranën, ka interes për futbollin. Skuadër me shumë interes, tifozë në kryeqytet. E mira do të ishte, të ishte këtë vit në Final Four.
Vendimet nuk janë gjithmonë të pranueshme. E gjithë puna për përgatitjen e arbitrave është si asnjëherë më parë. I gjithë niveli është më mirë se kurrë më parë. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë nuk kemi patur arbitra në Conference League. Jorgji, Xhaja, Rusta, niveli është rritur. Rusta do të jetë në takim të kombëtareve. Në finale do të jetë një arbitër ndërkombëtar, nga më të mirët në Europë.
Stadiumi i "Demave" simpatik. Nëse nuk është ndër 5 më të mirët , ndër 10 më të mirët në ABallkan është. Kur luan kombëtarja kemi 300 mijë kërkesa. U luajt aty sepse aq ishin kërkesat. Kemi luajtur që 90-tën në Shqipëri futboll dhe shkresat e Policisë kanë qenë gjithmonë që nuk mbajmë përgjegjësi. Si stadium është shumë e mirë, jua thashë. I fusim një ndjekje penale shefit të garave se ky e ka fajin që nuk u zhvillua siç duhet gara.
Policia nëse nuk do të ruajë rendin, le mos ta ruajë. Ti e njef rajonin, me kapaictet 5 mijë. Dhe 50 mijë të jetë prapë policia do të ketë probleme në mbarëvajtje. Sot Policia dha shkresë që Delvina-Oriku mos të luhet. 90 përqind të rasteve kështu na ndodh. Ne cfarë të bëjmë? Vazhdojmë i zhvillojmë ndeshjen pavarësisht shkresave.
Nuk e di sa është saktësisht prania e spektatorëve në stadium. Në kampionatin e të rinjve është shtuar interesi. Vetë më the si kam parë. Ti Çarçan merresh vetëm me Partizanin. Duhet të shikosh dhe të rinjtë. Duhet të ketë më shumë tifozë, po padyshim duhet të ketë më shumë aktivitete, larmi aktivitetesh dhe promocione nga klubet.
Në Kombëtare, shqiptarët kanë parë atë hirushe. Prandaj vijnë se ndjehen krenarë. Vijnë për të parë demonstrim kombëtar, vlerat, dëshirat kombëtare që janë shumë të mëdha. Rezultatet që kanë qenë padyshim shumë të mëdha. Arritjet në Europian i kanë bërë shumë promocion të madh ekipit Kombëtar. Në "Wembley" është sold-out. Ma gjeni një ekip ballkanik që do të sihte kështu përballë Anglisë.
Kemi bërë shumë më shumë se çdo federatë, jo vetëm në rajon pod he më tutje. Synim tgë ndërtojmë sa më shumë fusha. Kemi patur sukses në vitin 2024 po kërkojmë të bëjmë më shumë në vitin 2025-të. Stadiumi i Kavajës është në fazë projektimi që do ta prezantojmë këtë javë, stadiumi i Vorës, si dhe stadiumi i Gramshit që do të jetë një ministadium në bazë të kërkesave tëBbashkisë Gramsh.
Popunojmë për më tepër fusha ende. Rindërtimi i “Tofik Jashari”, i “Roza Haxhiu”, i Luzit. Ngjitur “Shtëpisë së Futbollit” ka filluar puna. Janë rritet çmimet e hoteleve për akomodim. Na shërben projekti i ri, pasi kemi shumë ekipe kombëtare dhe shpenzimet janë rritur.
Kualifikimi i vështirë për në Botëror por do ta tentojmë. Kemi filluar të gjitha përgatitjet me mendimin e qartë dhe përgjegjshmërinë që ka arritja në Botëror. Anglia ka një trajner të ri që do të dëshmojë veten. I kemi krijuar kushte skuadrës. Jemi pretendentë real, pavarësisht skemës.
Ky short është pak ndryshe. Anglia është më e mira e grupit. Po të gjitha të vështira janë. Andorra po ashtu është e vështirë. Ta thash Wembley 2 muaj para sold-out nuk është pak. Duhet patur impenjim maksimal.
Andorra ka barazuar me Kosovën, në Elbasan, nuk një gjë për t’u nënvlerësuar. Ne do të shkojmë aty, do të përballemi me Anglinë. Në stadium shkojmë për të fituar. Kemi aplkuar për Euro U-21 për ta organizuar të vetëm. Edhe Serbiua, edhe Turqia. Vendosëm të jemi më afër si federata.
Do të pyesni pse? Është një aktivitet i madh shumë. Promovon futbollistët, përmirëson infrastrukturën, vë futbollin në vëmendje për aq sa mund të vërë.
Rama nuk e ka ditur hiç. Padyshim e kam pyetur, pasi për përgatitjen e dokumentacionit përfshihen të gjitha institucionet. Nuk mund ta bësh i vetëm pa konsensus. I kam thënë Ramës të aplikojmë apo ta bashkohemi me Serbinë. Është një lajm fantastik tha. Është ngjarje e madhe sportive. Do të luajmë në Tiranë, Shkodër, Rrogozhinë. Provat i kemi dhënë me Conference League.
Jemi një nga vendet që organizojmë më shumë ndeshje të kombëtareve të moshave kualifikuese.
Jemi një me Federatën e Koosvës. Po të ishte e mundur padyshim PO do ta organizonim me Kosovën ”, u shpreh Duka.