
Edi Martini
Disa javë më parë, Edi Martini u largua nga drejtimi i Teutës. Klubi durrsak e zëvendësoi trajnerin shkodran me Bledar Devollin, i cili pas aventurën në Kosovë me Lirinë e Prizrenit, u rikthye në Shqipëri.
Ndërkohë që Martini vazhdon të jetë i papunë që prej largimit të tij nga “Djemtë e Detit”. Megjithatë, trajneri i njohur ka marrë së fundmi një dhuratë tepër të veçantë.
Një fanellë e Vllaznisë me emrin “E.Martini” dhe numrin 50. Një dhuratë tepër e veçantë për trajnerin e njohur shkodran, duke e gëzuar me fanellën e ekipit të qytetit të tij.

Dhurata e Edi Martinit
Poll