
Gazetari i njohur kavajas, Fatmir Efica ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e tij në “Facebook”, një telefonatë me ish-futbollistin e mirënjohur, Sulejman Demollarin, i cili ka qenë së bashku me Faruk Sejdinin në momentin e telefonatës.
Efica shkruan se arsya e kësaj telefonate të marrë nga Demollari ka qenë pyetja: “Cila është data e themelimit të klubit të Dinamos?”.
Fatmir Efica tregon se Demollarit i është përgjigjur se Dinamo është themeluar me 18 shkurt edhe pse në këtë datë nuk kishte asnjë organizim nga klubi dinamovit, që tashmë quhet Dinamo City.
Gazetari nga Kavaja tregon se si Demollari ashtu dhe Sejdini u ndjenë shumë të prekur dhe të shqetësuar.
Ndërkohë që Efica nuk lë pa përmendur edhe lojtarë nga qyteti i tij që kanë kontribuar te Dinamo, si Qamil Teliti, Zini Gjinali, Muhamed Vila, Qemal Vogli, Tahir Daja, Naim Hushi dhe të tjerë.
