Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana e futbollit fitoi por ndryshe ndodh në Futsall, bardheblutë humbasin finalen e Supekupës

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana e futbollit fitoi por ndryshe ndodh në Futsall, bardheblutë
Futsall

Flamurtari Futsal triumfoi në finalen e Superkupës së Futsallit ndaj Tiranës me rezultatin 5-3.

Vlonjatët siguruan trofeun e parë sezonal falë tregolëshit të Xhordan Kapajt dhe realizimeve të Shehajt e Qopekajt, ndërsa për Tiranën shënuan Prendi (x2) dhe Kosova.

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u zhvillua një ndeshje e luftuar deri në sekondën e fundit. Pjesa e parë foli për vlonjatët, që shënuan dy herë me Kapajn.

Fraksioni i dytë nisi sërish mirë për Flamurtarin dhe Kapaj realizoi golin e tretë.

Pavarësisht disavantazhit, bardheblutë reaguan dhe shënuan me Prendin dhe Kosovën.

Megjithatë, Flamurtari gjeti sërish rrugën e rrjetës me golin e Shehajt. Triumfin e vlonjatëve e vulosi Qopekaj, i cili shënoi golin e pestë. Në fund, ndeshja u mbyll me fitoren e Flamurtarit 5-3.

Pas përfundimit të takimit, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të trofeut, organizuar nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF. Legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i dorëzoi trofeun e Superkupës skuadrës së Flamurtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga