Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Tirana u dorëzua pas deklaratave të Halilit", MUÇA: Nuk duhet ta kishte bërë pas derbit

Shkruar nga NEWSPORT
"Tirana u dorëzua pas deklaratave të Halilit", MUÇA:

Tirana humbi 0-1 dje me Laçin, duke dalë nga gara për zonën europiane. Në Rubrika Sportive, Shkëlqim Muça ka gjetur edhe "fajtorin", teksa tregon se deklarata e presidentit Refik Halili pas barazimit në derbin me Partizanin, ka bërë që skuadra të dorëzohet.

"Do preferoja që të kishte dhënë atë deklaratë sot (dje), ai ishte si një dorëzim. I mori përgjegjësitë në atë intervistë dhe mendoj se ka ndikuara. Tirana e kishte të hapur deri në fund, mund të kapte Europën dhe heqja e gjithë përgjegjësive nga ekipi nuk është e ndershme.

Ai ekip pati rezultate, fitoi në Laç, Shkodër, Durrës, barazoi me Partizanin. Nuk kishte pse të dorëzohej, pas saj u dorëzua, intervista reflektoi në skuadër, i duhej dhënë besim. Kishte tre ndeshje e Tirana ishte aty, mendoj se kjo ndeshje e nxori nga objektivat dhe është shumë e rëndë. Tirana u afrua, edhe pse nuk bëri kampionat të mirë. Tani që duhej besim e t'i rrinte afër ekipit, sikur u tolerua, u lëshua e u reflektua te ekipi sot", tha Muça.

Poll

Lexo gjithashtu