Lajmit të publikuar sot për një pezullim të mundshëm të merkatos së Tiranës, klubi bardheblu nuk ka vonuar ti japë një përgjigje. Tirana ka sqaruar se pagesa ndaj Kavdanskit është bërë dhe se skuadra nuk ka rrezik për asgjë dhe se puna do të vijoj normalisht.
“KF Tirana dëshiron të sqarojë tifozët dhe opinionin publik për një çështje të publikuar sot në media. Asnjë rrezik nuk i kanoset të tashmes apo të ardhmes së klubit. Detyrimi ndaj futbollistit Martin Kavdanski është likuiduar në kohë. Detyrimi financiar ndaj futbollistit bullgar ka qenë vetëm 5 mijë euro, shifër e cila është derdhur në llogarinë e tij bankare e më pas është bërë dhe njoftimi përkatës pranë FIFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. KF Tirana fton tifozët të presin me optimizëm sezonin e ri që do të jetë absolutisht më i bukur dhe premtues se viti që lam pas. Klubi në muajt e fundit ka likuiduar shifra shumë të mëdha borxhesh të trashëguara dhe i ka dhënë zgjidhje problemeve madhore duke mos lejuar asnjë penalitet. Puna e bërë nuk mund të përbaltet nga askush. Në ditët e ardhshme do të publikohen çështjet që kanë marrë zgjidhje për të vijuar normalisht punën për sezonin e ri”, shkruhej ne deklaratën e klubit bardheblu.