Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

ZYRTARE/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në qershor

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje
Kombetarja U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027, ku Shqipëria është kualifikuar automatikisht si vend organizator.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të përballen në transfertë me Hungarinë dhe Turqinë.

Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vëzhguar nga afër formën e lojtarëve të grumbulluar dhe për të testuar alternativa të ndryshme në funksion të ndërtimit të një skuadre sa më konkurruese për Europianin U-21 2027.

ZYRTARE/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje
Kombetarja shqiptare U-21

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga