
Ronald Araujo u kryqëzua nga tifozët e Barcelonës menjëherë pas humbjes me Interin në gjysmëfinalen e dytë të Champions League. Takim ky që u fitua nga zikaltërtit me shifrat 4-3.
Tifozët shprehën hapur pakënaqësitë e tyre ndaj mbrojtësit të katalanasve, i cili tashmë ka reaguar për herë të parë. 26-vjeçari ka theksuar se është shumë e dhimbshme të eliminohesh në këtë mënyrë, por kurrë nuk është fshehur pas të tjerëve.
“E pranoj dhe e pranoj. Nuk kam qenë kurrë nga ata që fshihen dhe nuk do të fshihem kurrë. Më dhemb të eliminohesh, por kjo nuk mbaron këtu. Ne punuam, luftuam dhe dhamë gjithçka në një ndeshje tepër të vështirë. Nuk mjaftoi dhe kjo dhemb.
Por ndihem gjithashtu krenar. Krenar për këtë ekip, për shokët e mi të ekipit, për simbolin që përfaqësojmë dhe për çdo lojtar që na qëndroi pranë në çdo hap të rrugës. Gjatë gjithë këtij viti 2025 kemi treguar, si ekip dhe si tifozë, mentalitetin fitues që kemi. El Clasico po vjen dhe do të lëmë gjithçka në fushë. Ne jemi Barca. Do të kthehemi më të forte”, ka shkruar Araujo.
View this post on Instagram