Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana synon kualifikimin ndaj Besiktas, zbulohet numri zyrtar i biletave të shitura

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana synon kualifikimin ndaj Besiktas, zbulohet numri zyrtar i biletave

Tirana do të presë në “Air Albania” skuadrën e Besiktas për të zhvilluar mes tyre sfidën e kthimit në Conference League. Përballja e parë mes dy skuadrave ka përfunduar në favor të turqve me shifrat 3-1.

Duke nisur që nga ora 20:00, bardheblutë do të synojnë të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë për të siguruar edhe kualifikimin në këtë kompeticion. Duket e vështirë por gjithçka mund të arrihet edhe me mbështetjen e tifozëve.

Në “Air Albania” pritet një numër i kosiderueshëm i tifozëve për të parë këtë sfidë, pasi në vetvete edhe kundërshtari nuk është dosido. Nga burimet “Newsport.al” ka mësuar se deri më tani janë shitur 6800 bileta, teksa numri i tyre prite të rritet në orën e ardhshme. Kujtojmë se Tirana ditën e djeshme njoftoi edhe hapjen e tribunave në katin e dytë, ku u bënte thirrje tifozëve për të rezervuar biletën e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga