
Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Kukësit ditën e nesërme në Selman Stërmasi në orën 14:00 për të nisur fazën e dytë të Kategorisë Superiore. Humbja me Erzenin ishtë një goditje në kampin bardheblu që tashmë janë 4 pikë pas Partizanit. Nesër objektiv është vetëm fitorja dhe trajneri Shehi ka folur në konferencën para ndeshjes.
Nga Kukësi te Kukësi, çfarë ka ndryshuar Tirana? – Kjo është ndeshja e parë e fazës së dytë pra jnë luajtur 9 ndeshje. Skuadra ka filluar të njohin njëri tjetrin dhe cdo skuadër ka pritshëmritë e veta dhe pritshmëritë tona mund t’i kishim disi më mirë duke iu referuar këtyre 2-3 ndeshjeve të fundit por do të mundohemi që këtë fazë të dytë ta nisim me maksimumin e mpikëve.
Përgatitja taktike pa tre lojtarët e Kombëtares që mungonin – Ka vështirësitë e veta. Na janë bashkuar tani në fund. Nga ana tekniko-taktike duhet t’jau shpjegosh për të dytën herë por është diçka që e kemi bërë disa herë dhe lojtarët e kanë të qartë çfarë pritet nga ata.
Gjendja e lojtarëve – Përballjet vijnë e bëhen më të vështira. Ka pasur ecuri të mirë, ka elementë të rrezikshëm. Ka qenë gjithmon përballje mes dy pretendentëve. Na rikthehen shumë lojtarë në këtë ndeshje, Limaj, Najdovski, Tosevski. Patrick ka gjendjen e mirë, Deliu ka lënë pas dëmtimin. Skuadra është e gatshme.
Kukësi një mace e zezë – Mace e zezë ka kuptimin që ti nuk fiton dot me ta dhe humbet. Ne kemi fituar me sa kam unë memorie, në të parëm dolëm barazim ndaj nuk besoj se mund ta quajmë mace e zezë.