Tirana shpalos projektin e ri: Të hënën të gjithë në Kompleksin Skënder Halili
Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Tiranës ka ndërmarrë një nismë tepër speciale dhe unike. Me zhvillimin dhe fokusin që futbolli i femrave por merr, klubi ka menduar të krijojë ekipet zinxhirë për këtë kategori në grupmoshat U-15 deri tek ato të U-17.
Pasioni i madh dhe interesi që shumë vajza kanë, tashmë Tirana u jep mundësinë që t’i japin formë ëndrrës së tyre. Duke filluar nga dita e hënë, pranë ambjenteve të kompleksit sportiv Skënder Halili të gjithë të interesuarit mund të paraqiten për t’u regjistruar nga ora 15:30 deri në orën 19:00.
Njoftimi i klubit Tirana:“Akademia e Futbollit Tirana vjen me risinë e radhës. Të lumtur të njoftojmë se tashmë kemi mundësuar krijimin e ekipeve zinxhir për femra. Nga grupmoshat U-15 deri në grupmoshat U-17. Tashmë të gjitha vajzat që kanë pasion sportin e futbollit dhe duan të ndjekin ëndrrën e tyre në fushën e blertë, nga dita e Hënë janë të mirëpritura të regjistrohen pranë ambienteve të Kompleksit Skënder Halili, nga ora 15:30 deri në orën 19:00.Bashkohu me familjen bardheblu, të ecim me hapa kampionësh!”