
Tirana do të luaj të enjten e 13 korikut përballë Dinamo Batumit. Ndeshje e vlefshme për turin e parë të kualifikueseve të Conference League. Në këtë takim nuk do të mungojë as mbështetja e tifozerisë.
Tifogrupi “Tirona Fanatics” prej ditësh ka njoftuar se do të jenë prezent në shkallët e stadiumit për ëndrrën europë. Ndërsa ditën e sotme ata kanë njoftuar të gjithë antarët e tifogrupit se kortezhi do të niset si gjithmonë në qendrën e Kryeqytetit.
Ndër të tjera ata shtojnë se spektakli do të fillojë që në orën 18:30. Lajmin e ka bërë të ditur vetë tifogrupi në kanalin e tyre zyrtar në Facebook.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
Kortezhi për ndeshjen kundër Batumit niset si gjithmonë nga qendra e Kryeqytetit në orën 18:30...spektakli fillon që aty!
Lajmëro shokun, merr shallin, flamurin e birrat e sëbashku takohemi në qendër, për të ecur sëbashku drejt stadiumit, në rrugët e qytetit që na përket VETËM NE!
Sëbashku për fitoren e parë drejt rrugës së përbashkët e ëndrrës Europiane!
Ne jemi TIRONA, ne jemi FANATICS!
ASKUSH NUK ËSHTEË SI NE!
13 KORRIK, 20:00...PËR SPEKTAKLIN E MODH...PËR TIRONEN...PËR QYTETIN!
MOS MUNGO!