
Tirana po mendon që tani për merkaton e cila do të hapet pas një muaji e gjysëm. Lajmi për ofertat e yllit Redon Xhixha bënë bujë në media por Tirana nuk po qëndron duarkryq dhe ka piketuar një tjetër afrim me cilësi. Bardheblutë do të synojnë një qendërsulmues dhe një mesfushor i cili pritet të jetë Kristi Qose.
Mesfushori 27-vjeçar që më parë ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare ka shumë gjasa të nënshkruajë me kampionët e vendit. Qose ka mbyllur bashkëpunimin me çekët e Viktoria Plzen dhe është i lirë të nënshkruajë me një skuadër të re. Me Tiranën, ai do të synojë të rikthehet edhe një herë në kombëtare.
Poll