Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana nuk mjaftohet vetëm me JONUZIN, dy lojtarë të tjerë do të zbarkojnë në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana është shumë aktive në këtë merkato vere. Bardheblutë kanë bërë afrime majft cilësore, pasi synojnë që në Conference League të shkojnë sa më larg, ndërsa në sezonin e ri synojnë të rikthehen te titulli.

Në këtë merkato dëshpërimisht kryeqytetasit po kërkojnë zëvendësuesin e Albano Aleksit, me këtë të fundit që u largua drejt Egnatias. Pritet vetëm zyrtarizimi i Fjoart Jonuzit, pasi palët raportohet se kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

Por drejtuesit nuk ndalen me kaq, pasi dy lojtarë të tjera janë shumë afër Tiranës. Bëhet fjalë për Alessandro Ahmetaj. 23-vjeçari luan si mesfushor qendre dhe prej dy sezonesh është pjesë e ND Gorica. Në 28 ndeshje këtë sezon ka shënuar 2 gola.

Ndërkohë lojtari tjetër është Eris Abedini, i cili ka përfunduar kontratën me FC Winterthur. 24-vjeçari luan si një “digë” përpara mbrojtjes dhe do të ishte një vlerë e shtuar për Orges Shehin. Drejtuesit sipas shtypit të shkruar raportohet se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me të dy lojtarëet dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tyre.

[caption id="attachment_698160" align="alignnone" width="270"]Alessandro Ahmetaj Alessandro Ahmetaj[/caption]

[caption id="attachment_698161" align="alignnone" width="1920"]Eris Abedini Eris Abedini[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga