Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana nuk humb kohë, gjen trajnerin brenda shtëpisë

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana nuk humb kohë, gjen trajnerin brenda shtëpisë

Pas shkarkimit të Orges Shehit nga pankina, klubi i Tiranës duket se nuk ka humbur kohë. Burime jo zyrtare bëjnë me dije për Newsport.al që drejtuesit kryeqytetas do t’ia besojnë pankinën Julian Ahmatajt. Një trajner që vijon të jetë pjesë e familjes, teksa është drejtues i Akademisë bardheblu.

Largimi i Shehit nga nënkampionët e Shqipërisë vjen në një moment jo të mirë për bardheblutë, të cilët u mposhtën 3-0 nga Laçi në shtëpinë e tyre. Tashmë, koha në dispozicion dhe njohja me lojtarët, ka nxjerrë në “pole-position” Ahmatajn për të rinisur edhe një herë punën me Tiranën.

Aktualisht bardheblutë gjenden në vendin e katërt të Superiores me 10 pikë, ndërsa pritet me interes të shihet se si do të vijojë aventura e tyre në të ardhmen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga