Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana nuk gjen qetësi, një tjetër mungesë ndaj Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana nuk gjen qetësi, një tjetër mungesë ndaj Teutës

Aktualisht kampionati është në pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtars. Periudhë kjo që do iu shërbejë skuadrave të rifitojnë energjitë e humbura në mënyrë për të përballur pjesën e mbetur të sezonit.

Ky pushim do t’iu shërbejë gjithashtu edhe lojtarëve që janë të dëmtuar, të cilët mund të rikuperohet dhe të jenë gati për sfidat e radhës. Por pavarësisht kësaj, te Tirana nuk po gjejnë qetësi.

Mungesat do të vazhdojnë të jenë prezente edhe ndaj Teutës, takim që është parashikuar të luhet më 30 mars. Gledi Mici nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj durrsakëve dhe kjo shton “dhimbjet e kokës” për Erbim Fagun.

Mbrojtësi është ndëshkuar me kartontë verdhë në derbin me Dinamon dhe në këtë mënyrë ka plotësuar numrin 4 të tyre. Këshu ndaj ‘djemve të detit’ do të jetë i pezulluar dhe timonieri i bardhebluve do të duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga