Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana nis kampionatin me ‘hijet’ e Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana nis kampionatin me ‘hijet’ e Bylisit

Sezoni i fundit u mbyll mes shumë polemikash për Tiranën. Bardheblutë mbeten peng të asaj ndeshjeje me Bylisin në Rrogozhinë që solli edhe humbjen e titullit kampion ndaj Partizanit. Kanë kaluar 3 muaj nga ajo ndeshje dhe Superioria bëhet gati për nisjen e edicionit të ri.

Tirana do të luajë ndaj Dinamos në javën e parë në Elbasan Arena, por Orges Shehi e nis sërish me hallet e mungesave. Filip Najdovski është i dëmtuar, por atij i bashkohen edhe 2 lojtar të tjerë. Bruno Lulaj dhe Florent Hasani janë të pezulluar nga Disiplina për ngjarjet e ndeshjes me Bylisin, i pari me 6 ndërsa sulmuesi me 4.

Deri tani janë shlyer 2 ndeshje ç’ka i jep të drejtën klubit që të paguajë pjesën e mbetur për Hasanin ndërsa për Lulajn duhet të ‘vuajë’ edhe një tjetër ndeshje në tribunë. Nuk dihet ende nëse është paguar gjoba për Hasanin, por me shumë gjasa golashënuesi kryesor i sezonit të shkuar do të jetë në fushë ndaj Dinamos, për të luajtur ndoshta ndeshjen e fundit me fanellën bardheblu pasi emri i tij qarkullon fort në merkato.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga