Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TIRANA ndez “motorët” për 10 javët e mbetura, drejtuesit i “besojnë” titullin Abazajt dhe Lushkjes

Shkruar nga NEWSPORT
TIRANA ndez “motorët” për 10 javët e mbetura,

Kur kanë mbetur edhe 10 javë nga përfundimi i Abissnet Superiore, Tirana kryeson me 44 pikë së bashku me Partizanin. Bardheblutë kërkojnë të jenë ata sërish kampionët dhe të mbrojnë titullin edhe këtë sezon.

Por Orges Shehi duhet të luftojë tashmë “dëdhm për dhëmb” me Giovanni Colellën. Bardhebluve nuk iu lejohen më hapa fals, pasi mund tu ikën titulli nga duart. Drejtuesit dhe stafi janë të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjeve në këtë fazë të kampionatit.

Shehi kërkon  nga djemtë e tij një sforco për javët e mbeura, ndërsa sytë kthehen edhe te Kristal Abazaj, i cili pritet që t’i japë skuadrës marshin e duhur. Ish-lojtari i Kukësit ishte i pafat, teksa u dëmtuar që në mbërritjen në Kryeqytet.

Nga ana tjetër edhe pse ka luajtur në fushën e lojës as Regi Lushkja nuk është në 100% e tij dhe drejtuesit shpresojnë që në javët në vazzhdim të kthehet Lushkja i Laçit që ishte vendimtare me gola për kurbinasit.

Në këto kushte duket se bardheblutë kanë “varur” shpresat dhe i kanë “besuar” titullin Lushkjes dhe Abazajt, të cilët me eksperiencën e tyre duhet të ndihmojnë skuadrën për të fituar trofeun.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga