Tirana është skuadra që ka bërë shumë afrime cilësore në këtë sesion merkatoje. Bardheblutë zyrtarizuan ditën e djeshme edhe mesfushorin Fjoart Jonuzi. Më para kryeqytetasit afruan Gentian Selmanin nga Laçi duke blinduar kështu portën.
Ndërsa në mbrtojte kanë afruar Albi Dokën për krahun e djathë ndërsa në të majtë Gledi Micin. Në qendër pritet të rikthehet edhe Erjon Hoxhallari. Ish-kapiteni ka gjetur akordin me presidentin dhe pritet në ditët në vazhdim të bëhet edhe zyrtarizimi.
Për sa i përket sulmit Tirana ka afruar edhe dy futbollistë të Vllaznisë. Latifin dhe Kainan duke u klompetuar thuajse në çdo milimetër. Bardheblutë nuk duan të përsërisin të njëjtat gabime si me sezonin që lam pas.
Formacioni i mundshëm i Tiranës:
Selmani, Mici, Hoxhallari, Najdovski, Doka, Lushkja, Deliu, Jonuzi, Abazaj, Kaina, Hasani (Latifi).