Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Tirana na ka mundur me fat, kampionati nuk do rinisë njësoj", Safet GJICI: Kukësi i ka mundësitë për titullin, ju tregoj lojtarin më të mirë që kemi pasur

Shkruar nga NEWSPORT
"Tirana na ka mundur me fat, kampionati nuk do rinisë

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka folur për Fax Sport të moderatores Klevisa Alinani, duke rrëfyer vitet e tij në krye të verilindorëve. Rinisja e kampionatit dhe diferenca që kryesuesit e Tiranës kanë me Kukësin, tamponët në sport apo "çështja" Shkurtaj, kanë qenë disa nga temat e cekura nga Gjici.

Gjithashtu, numri një i klubit që trajnohet nga Orgest Shehi, nuk ka ngurruar të tregojë trajnerët më të mirë që kanë drejtuar ekipin,apo lojtarët më cilësorë që kanë qenë pjesë e kuksianëve.

"Futboll pa tamponë, ku gjendet siguria? Mjekët sportiv i njohin këto situata, dukshëm ka shumë dëmtime. Uroj që ne si Kukësi mos kemi këto gjëra. Sipas trajnerit lojtarët janë në gjendje optimale dhe të jemi në gjenje që gjatë këtyre 10 ndeshjeve të mundemi të kapim objektivat.

9 pikë larg? Janë shumë por jo edhe aq shumë. Futbolli ka treguar çudira të mëdha. Në letër kemi ekip më të mirë. Pikët janë aty, ndeshjet duhen marrë një nga një. 9 pikë nuk janë as shumë as pak.

Tirana? Tirana është ekip realisht i mirë kur Egbo erdhi në ekip, skuadra ndryshoi. Pikët i japin prioritet por nuk ka mbaruar. Tirana ka qenë me shumë fat, edhe ndaj nesh. Tirana në ndeshjen e fundit nuk kishte shanse të fitonte me ne. Tirana është aty ku është me meritë. Kampionati nuk do jetë më i njëjtë si pas Pandemisë. Edhe sikur ta marr titullin Tirana, le të marrim rastin më të keq për ne. I bie barra trajnerit Shehi dhe Kukësit që të fitojnë të gjitha ndeshjet, janë të dënuar për këtë.

Shehi? Ka një kontratë dhe ai e di si e kemi bërë marrëveshjen. E kemi marrë duke ditur se është i ri dhe me pak përvojë. Trajnerët e portierave, ashtu si te Tirana të shpresojmë që të bëjnë mirë. Edhe sikur ta marrim ne titullin, por edhe Tirana nuk është titull me shije. Këto ndeshje janë me sforco dhe 2 muaj brenda nuk është pak.

Shkurtaj? Janë marrëdhënie juridike me klubin. Nuk i di detajet, nëse nuk ka bashkepunim secili ka punët e tij. Si lojtar profesionist është i Kukësit dhe e di që do japë maksimumin. Ne na ka aty dhe nëse ka dëshirë mund të vazhdojmë. Nëse ka ofertë më të mirë le të largohet, por te Kukësi ka shënuar dhe është paguar mirë. Nuk besoj se do e lërë Kukësin për një ekip që do t'i hiqte pikë në karrierë.

Sulmuesit? Nuk më vjen ndërmend ndonjë lojtar në Superligë për të plotësuar ekipin. Drejtori sportiv dhe menaxherët po puinojnë.

Trajneri më i mirë dhe më i keq? Starova-Cungu kanë qenë mirë dhe më vonë kanë punuar edhe të tjerë për Kukësin, ndaj prej 9 vitesh kemi qenë në Europë dhe kemi fituar trofe në Shqipëri. Kampionati shqiptar ka konkurrencë dhe ne i kemi dhënë ngjyrim, ndaj them se stafi teknik dhe trajnerët kanë qenë në nivelin e duhur. Në stilin e vet trajnerët kanë qenë cilësorë?

Lojtari më i mirë ? Guri ka qenë lojtar i mirë edhe shitja ndikoi te ekipi. 500 mijë euro nuk janë pak. Pero Pejic ka qenë lojtar që na ka ndihmuar. Kemi pasur dhe dështime, faj i menaxherëve apo klubit. Në përgjithësi punët po shkojnë mirë", tregoi Gjici.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga