
Skuadra e volejbollit për meshkuj e Tiranës ka siguruar një vend për në Finalet e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit.
Bardheblutë mposhtën në ndeshjen e tretë Erzenin 3-1 me sete. Ky rezultat i çon ata në finale ku përballë do të kenë rivalët e kryeqytetit Partizanin.
Pas më shumë se 20 vitesh do të kemi një derbi në finale. Ekipi i parë që do të arrijë të fitojë tre ndeshje mes tyre do të shpallet Kampion Kombëtar për sezonin 2022-2023.
Poll