Tirana fitoi përballë Egnatias 1-0 në Selman Stërmasi me golin e brazilianit Patrick në minutën e 51’. Bardheblutë marrin kështu kryesimin e kampionatit pas asistit të Laçit që mposhti Partizanin. Pas ndeshjes, trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli për Oversport.
"Jemi të kënaqur për fitoren përballë kundërshtarit që ka shumë cilësi. Kishim pak probleme fizike me lojtarët por jemi të kënaqur për vazhdimësinë pastaj klasifikimi është tjetër gjë."
Ritmi – "E vërtetë, e kemi prekur gjatë gjithë javës. Këtë kampionat nuk kemi patur rregullsi përsa i përket vazhdimësisë. Shpresoj që t'i kemi lojtarët 100% për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të marrë pikët që të arrijmë objektivat."
Presioni i vendit të parë – "Jo nuk ka presion. Skuadra nuk ka pse të bie në presion. E dimë se cfarë pritet nga ne. Klubi nuk të fut në presion. Edhe kur ndërtohet, kemi pritshmëri të larta. Ne shpresojmë që fitoret të vijnë rradhazi por nuk mendoj se ndihet presioni."
Ndërrimi i Hasanit – "Ishte ndeshje e vështirë por edhe fitohet me vështirësi. Kundërshtari po na hapte probleme nga krahët duke krosuar në zonë dhe mendova të kalojmë me pesë në mbrojtje. Ishte zgjedhje taktike edhe pse disa herë e bëmë keq duke mos marrë komandat e duhura. Patrick kishte moral të mirë dhe fizikisht mirë ndaj e mbajta në lojë. Xhixha e nxjerr golin nga hici dhe kjo ishte zgjedhja që ne bëmë."