Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana me pasoja nga Rrogozhina, bardheblutë humbasin liderin e ekipit ndaj Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana arriti të merrte një fitore me shumë vuajtje në Rrogozhinë teksa mposhti 1-2 Egnatian në një ndeshje të luftuar në çdo minutë. Veç “luftës” në fushë, disa nga lojtarët e bardhebluve luajtën edhe me një "pengesë" brenda vetes pasi Bekaj, Najdovski, Aleksi dhe Hila kishin nga 3 kartonë të verdhë dhe një tjetër do të përkthehej në mungesë në ndeshjen e ardhshme.

Fati i keq do të rëndojë mbi Albano Aleksin i cili u ndëshkua në pjesën e parë dhe humbet kështu ndeshjen me Vllazninë. Një dhimbje koke për trajnerin Shehi që duhet të bëjë pa liderin e skuadrës dhe një nga lojtarët tek i cili ka më shumë besim pasi mesfushori shihet si një “trajner” i dytë në fushë.

Tirana do të luajë me Vllazninë ditën e dielë në orën 16:00 në Loro Boriçi.

[caption id="attachment_661288" align="alignnone" width="522"] Albano Aleksi ne ndeshjen Tirana - Partizani[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga