Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana me forca të reja, bardheblutë marrin lajmin e mirë para derbit

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana është ‘pushim’ këtë javë me derbin e programuar të luhej ditën e djeshme që u shty për më 19 tetor. Bardheblutë shfrytëzojnë këtë periudhë 1-javore për të shlodhur muskujt pas kalendarit të ngjeshur për të cilin janë ankuar edhe trajnerët.

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi, skuadra ka vijuar me seancat e rradhës stërvitore dhe ajo që gëzon teknikun durrsak është prania e të gjithë lojtarëve, veç portierit Selmani. Me skuadrën është bashkuar edhe sulmuesi Patrick i cili rikthehet pas rreth 7 muajsh ku mungoi për arsye dëmtimi.

Braziliani është riaftësuar pas operacionit në gju dhe ka nisur prej ditësh ushtrimet me grupin e lojtarëve ndërsa seancë pas seance shton intensitetin për të qenë gati për t’u rikthyer në fushën e lojës. Prania e tij në derbin me Partizanin është e sigurtë, por te 26 herë kampionët e vendit besojnë se lojtari do të jetë në gjendje të rikthehet akoma më shpejt në fushën e lojës.

[caption id="attachment_707705" align="alignnone" width="797"]Patrick ne stervitje me Tiranen Patrick ne stervitje me Tiranen[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga