Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana me dorë të ‘hekurt’ para derbit, klubi bardheblu dënon titullarin

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana me dorë të ‘hekurt’ para derbit, klubi bardheblu

Tirana do të përballet me Partizanin të dielën në orën 19:00 për javën e 14-të të Superiores. Bardheblutë kanë vijuar përgatitjet për derbin dhe lajmi i fundit nga kampi bardheblu është se drejtuesit kanë vendosur të dënojnë Ardit Hilën.

Ky vendim i drejtuesve vjen si pasojë e një konflikti që nisi në ndeshjen me Kukësin ku Hila pati një debat me tifozët verilindorë dhe kjo solli përplasje mes tij dhe stafit bardheblu. Që prej asaj ndeshje, Hila është i përjashtuar nga ekipi duke u stërvitur veçmas, madje edhe në dhomat e zhveshjes futet veçmas.

Ky është dënimi i dytë i Hilës brenda një muaji. Për koecidencë, hera e parë ishte në derbin me Partizanin ku Hila u zëvëndësua dhe u largua direkt në dhomat e zhveshjes duke sjellë pakënaqësi te drejtuesit e skuadrës që e dënuan me një ndeshje pezullim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga