Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana mbush xhepat, Arabia Saudite prek edhe bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana mbush xhepat, Arabia Saudite prek edhe bardheblutë

Florent Hasani u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores në sezonin që lamë pas teksa arriti të realizoi plot 16 herë në kampionat. Me golat e tij Tirana luftoi deri në sekondën e fundit për titullin kampion por pa ia dalë me sukses.

Sezoni fantastik në vitin e tij të parë në Shqipëri ka bërë që interesi për të në merkato të jetë mjaft i lartë. Ai ka edhe ende një vit kontratë dhe klubi pritet ta shesë për të përfituar para dhe ofertat nuk kanë munguar.

Janë klube nga 4 shtete që kërkojnë shërbimet e sulmuesit kosovar por e ardhmja mund të jetë në trendin e fundit në futboll. Skuadra nga Arabia Saudite janë të gatshme të bëjnë një ofertë të majme për të dhe presidenti Halili nuk ka ndërmend ta largojë për më pak se 500 mijë euro.

Për Hasanin interesohen gjithashtu edhe ekipe nga Turiqa, Kroacia dhe Azerbajxhani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga