Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana “lëviz” për Florent Hasanin, sulmuesi pajiset me pasaportë shqiptare (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana “lëviz” për Florent Hasanin, sulmuesi pajiset me

Florent Hasani është në qendër të merkatos së Tiranës. E ardhmja e sulmuesit është pika kryesore ku bardheblutë janë mbështetur këtë sesion. Kosovari është ende nën kontratë më kryeqytetasit ç’ka sjell që largimi i tij të bëhet vetëm në këmbim të parave.

Drejtuesit e kanë bërë të ditur që nuk ulen në tavolinë pa të paktën 500 mijë euro, aq sa është edhe vlera e kartonit të tij në Transfermarkt. Të interesuarit për golashënuesin e Superiores janë të shumtë, duke filluar që nga Azerbajxhani, në Kroaci, Turqi e deri në Arabinë Saudite.

Tirana shpreson për ankand për ta shitur te ofertuesi më i lartë, por ajo që është e sigurt është se Florent Hasani do të largohet pas aventurës europiane. Për këtë kanë lëvizur edhe te zyra ligjore e klubit teksa janë angazhuar që ta pajisin sulmuesin me pasaportën shqiptare. Arsyeja për këtë është sepse marrja e këtij dokumenti i jep atij të drejtën të luaj edhe në shtetet që nuk e njohin Kosovën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga