Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana lë "thatë” rivalët, firmos “motorri” i skuadrës dhe pritet zyrtarizimi i lojtarit të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana lë "thatë” rivalët, firmos

Tirana duket se e ka nisur mjaft vrullshëm këtë merkato vere. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi do të luajnë në Kupat e Europës. Drejtuesit po punojnë intensivisht për të pasuruar organikën me elementë cilësorë, pikërisht aty dhe stafi teknik ka kërkuar ndërhyrje.

Emri i parë që ka firmosur me Tiranën është Albano Aleksi. Mesfushori më në formë i nënkampionëve duket se ka lënë thatë rivalët duke arritur marrëveshjen me bardheblutë edhe për sezonin e ri. Kontrata e re ka qenë me terma të përmirësuar, me fierakun që do të jetë pikë kyçe edhe në edicionin e ardhshëm.

Sakaq situata duket pozitive edhe për linjën e djathtë të mbrojtjes. Kristjan Toshevski është larguar dhe Erdenis Gurishta ishte lakuar si zëvendësues i tij. Por, tanimë duket se drejtuesit kanë gjetur një tjetër lojtar. RTSH Sport tregon se është arritur marrëveshja me Albi Dokën dhe pritet të zyrtarizohet në vazhdim.

Gjithashtu Tirana kërkon të përforcohet edhe në sulm teksa i ka bërë ofertë zyrtare Liridon Latifit. Lojtari i Vllaznisë ka pranuar ofertën, por për momentin gjithçka ka ngecur pasi Eros Grezda i është vetëofruar kryeqytetasve. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, teksa deri tani Tirana duket se ka blinduar mbrojtjen me Dokën dhe mesfushën me Albano Aleksin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga