Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana, Kukësi dhe Partizani në fushë, njihuni me 3 ndeshjet e sotme në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana, Kukësi dhe Partizani në fushë, njihuni me 3 ndeshjet e

Abissnet Superiore do të luajë sot 3 ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e 11-të. Fillimisht në orën 13:45 do të luhen dy ndeshjet e para. Tirana do të udhëtojë drejt Rrogozhinës për t’u përballur me Egnatian vendase. Bardheblutë nuk fitojnë prej 2 ndeshjesh radhazi dhe do të kërkojnë të shfrytëzojnë momentin jo të mirë të Egntias.

Sfida tjetër është ajo mes Kastriotit dhe Kukësit. Verilindorët kanë fituar dy ndeshjet e fundit dhe sot kanë një ndeshje të lehtë në letër pasi përballen me vendin e fundit në renditje.

Në orën 16:45 do të jetë radha e Partizanit që të zbresë në fushën e “Air Albania”. Të kuqtë arritën të mposhtin Teutën e sot përballë Skënderbeut do të kërkojnë fitoren e radhës.

Java e 11-të:

Egnatia-Tirana Ora 13:45

Kastrioti-Kukësi Ora 13:45

Partizani-Skënderbeu Ora 16:45

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga