
Sot luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë në Ballsh mes Bylisit dhe Tiranës kishte përfunduar 2-1 falë dopietës së Murataj, ndërsa për bardheblutë shënonte Hasani. Të besuarit e Egbo kërkojnë kualifikimin në finale, me përmbysjen që nuk do jetë e lehtë. Teuta-Kukësi është 90 minutëshi tjetër që ''rezervon'' futbolli shqiptar, ku në ''Elbasan Arena'' gjithçka ishte mbyllur me shifrat e bardha 0-0.
Në ''Niko Dovana'' dhe me objekitivin e fitimit të një trofeu , verilindorët duan të shpëtojnë sezonin, duke parë që çështja e kampionatit është pothuajse e mbyllur. Gjithsesi, durrsakët kanë treguar se janë ''kockë e fortë'', ndaj pritet një përballje ''zjarri''
Ndeshjet:
Tirana - Bylis / 17.45
Teuta - Kukësi / 20.45