
Tirana arriti të merrte një fitore në derbi pas 5 vitesh. Një gol i Cobbinah në fund të ndeshjes I dha fitoren 1-2 bardhebluve. Në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri Egbo u shpreh:
"Nuk kam ndryshuar asgje. Sot nuk kam bërë asgjë, por çunat kanë luajtur bashkë dhe është hera e parë që kam parë Tiranën të luajnë bashkë nga fillimi në fund. U kam thënë që duhet të kemi durim dhe të mos bëjmë shumë gabime në pasime pasi goli mund të vijë edhe në minutën e 90 dhe kshu ndodhi sot.
Me marrjen e 3 pikëve sot jemi 3 pikë larg kreut dhe nuk ka mbaruar ende faza e dytë. Do të shikojmë ndeshjet e nesërme, por jemi në garë për objekivat tona. Në fillim sa u futëm unë e pash stadiumin e mbushur u kam thënë çunave të japin shpirtin në fushën e lojës ashtu siç kam bërë unë në këtë stadium dikur kur kam qenë lojtar.
Ndoshta është dashur të jemi në stadiumin "Qemal Stafa" për të fituar pasi edhe ky stadium është shtëpia e Tiranës ashtu siç është "Selman Stermasi". E kemi thënë gjithmonë që ka shumë lojtarë të mirë brenda për të dal kampion dhe duhet të luajmë si skuadër ashtu si luajtëm sot dhe të marrim ndeshjet një nga një. Çdo lojtar që vjen këtu duhet ta fitojë ndeshjen dhe ka lojtarë të mjaftueshëm për të dal kampion, por duhet t'I marrim ndeshjen një e nga një", u shpreh Egbo.