Tirana ditën e djeshme ka nisur grumbullimet me lojtarët që rikthehen në stërvitje për t’u përgatirur për sfidat në Conference League. Bardheblutë deri më 19 qershor do të stërviten në Tiranë, teksa deri në këtë datë skuadra do të plotësohet.
Më pas kryeyqtetasit kanë zgjedhur që fazën mini-përgatitore ta zhvillojnë në Pogradec, aty ku Orges Shehi do të “shtrydhë” lojtarët. Kujtojmë se dhe Partizani ka vendosur që të zhvillojë në Pogradec përgatitjet për Champions.
Më 20 dhe 21 qershor do të hidhet dhe shorti ku skuadrat shqiptare do të mësojnë edhe kundërshtarët e tyre në turet e para kualifikuese. Pasi bardheblutë të mësojnë kundërshtarin, sfidat e para kualifikuese do të luhet më 13 dhe 20 korrik 2023.