Merkatoja e verës do të jetë e zhurmshme në kampin e Tiranës. Kjo tashmë dihet me klubin bardheblu që pas largimeve të janarit ka një ekip të cunguar me disa në mungesa në reparte të ndryshme.
Së fundmi, është edhe largimi i Visar Bekaj drejt Hatayaspor dhe Kristijan Tosevski te Shkëndija që mund të ndiqen edhe nga Florent Hasani që ka shumë oferta, bëjnë që drejtuesit e klubit t’i përveshin mirë mëngët.
[caption id="attachment_693941" align="alignnone" width="294"] Edmir Sali[/caption]
Porta kërkon një zëvëndësues të Bekajt, një detyrë shumë e vështirë për të veshur dorezat e kosovarit. Tirana prej kohësh ka ndjekur me interes gardianin e Kastriotit, Edmir Sali. 25-vjeçari vlonjat ka pikasur këtë sezon me pritjet e tij teksa ka mbajtur edhe 11 herë portën e paprekur me krutanët që janë në vendin e fundit.
Dy goditjet e mëdha mund të jenë mjaft të bujshme. Tirana ka në radarin e tyre dy lojtar të Kombëtares shqiptare, më saktë, Albi Doka dhe Odise Roshi. Për Dokën do të ishte një rikthim te bardheblutë pas largimit në 2020-tën ndërsa “rraketa” e Kombëtares ka edhe një vit në kontratë dhe mbetet të shihet nëse do ta ndërpresë për t’u transferuar në kryeqytet.