Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana i mori LUSHKJEN, Gaz DEMI kërkon “hakmarrjen” dhe nis kontaktet me ish-sulmuesin bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana i mori LUSHKJEN, Gaz DEMI kërkon “hakmarrjen” dhe nis

Bekim Balaj është një nga opsionet e “luksit” për “Abissnet Superiore”, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që tashmë është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën. Partizani, Tirana dhe Vllaznia janë disa nga klubet që po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të shkodranit, i cili në të kaluarën në kampionatin shqiptarë ka mbajtur veshur fanelën e kuqeblu dhe bardheblu.

Por kjo nuk step demat, të cilët kërkojnë “hakmarrjen” ndaj rivalëve të përjetshëm të cilët i morën Regi Lushkjan. Në një situatë të tillë të kuqtë e kryeqytetit kanë nisur kontaktet me lojtarin e kombëtares tonë në mënyrë që ta afrojnë në gjirin e tyre. Sipas shtypit të shkruar ka qenë vetë Gaz Demi, i cili ka marrë situatën në dorë dhe ka takuar personalisht yllin shkodran ku kanë diskutuar mes tyre për një transferim të mundshmë.

Kreu i Partizanit ka pasur edhe një kërkesë për 32-vjeçarin, ku i ka kërkuar vetmë pak kohë në mënyrë që të qartësohet situata e Xhuliano Skukës në ekip, pasi ky i fundit kërkohet nga disa ekipe të Serie A në Itali. Duket se këtë kërkesë e ka miratuar edhe Balaj, por shpesh here jemi mësuar se merkatoja është shumë “agresive” dhe mund të sjellë zhvillime të reja nga minuta në minutë dhe rasti Lushkja është i freskët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga