
Tirana vijon me përgatitjet për ndeshjen me Vllazninë në Selman Stërmasi, ditën e diel në orën 13:00 për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja e programuar të luhej në Shkodër, u zhvendos në Tiranë me kërkesë të klubit të Vllaznisë pasi në Loro Borici do të mbillet bari i ri.
Bardheblutë në këtë Klasike të dytë të sezonit do të vuajnë mungesën e mesfushorit Ardit Deliu, i cili ka një shqetësim në kofshë dhe stafi nuk dëshiron ta rrezikojë për të shmangur një dëmtim më të rëndë. Në vend të tij pritet të luajë Limaj nga minuta e parë.
Orges Shehi ka punuar në aspektin ofensiv me mesfushorët dhe sulmuesit që janë vënë para portës për të goditur nga jashtë zone apo dhe 11-metërsha. Tekniku dëshiron që lojtarët të jenë sa më efektiv përpara portës.