Tirana nuk ka bërë ende asnjë afrim zyrtare në merkaton e janarit. I vetmi afrim është ai i mbrojtësit Jurgen Goxha i cili vazhdon të stërvitet me bardheblutë, por nuk ka firmosur ende me klubin. Tashmë Tirana kërkon të përfitojë nga situata e Flamurtarit për të afruar në skuadër ndonjë prej lojtarëve vlonjat. Drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë nga Agustin Torrasa, që në merkaton e verës firmosi në Vlorë.
Një preferencë e trajnerit Mema i cili e pëlqen shumë ish-mesfushorin e Partizanit, por klubi ngulmon ende për Mensah. Problem ngelet se lojtari nuk është larguar nga skuadra vlonjate si dhe rroga e lart e lojtarit. Pa harruar që mesfushori ka qenë pjesë e Partizanit dhe një afrim i tillë do të kontestohej nga tifozeria bardheblu. Mbetet për t'u parë se cili do të jetë afrimi në merkato për Tiranën kur duhen ende dhe pak ditë nga mbyllja e merkatos.